Gruevski pranon tërthorazi skandalin “Aktor”

Pas dy javëve, kryeministri Gruevski mbrëmë është prononcuar për skandalin “Aktor”, autostradën Demir Kapia-Smokvica.

Këtë aferë që ka dëmtuar qytetarët grek me 3.5 milion euro e ka trajtuar LSDM-ja.

Edhe pse kryeministri Gruevski nuk e ka përmendur emrin e firmes “Aktor” edhe pse nuk është sqaruar se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë Nikolla Gruevski, gjatë intervistës në televizionin Sitel, pranoi se korrupsioni dhe kriminalitetit eksitojnë në disa institucione , pa bërë të qartë se cilat janë ato.

“Si mundet që të më akuzoni mua për ato para?, për këtë ka pasur denoncim deri të një institucion. Ky institucion ka filluar hetimet dhe I ëhstë bashkangjitur edhe një institucion tjetër dhe për këtë është kujdesur LSDM-ja që të dihet hapur. Nuk jemi ideal, por këtu jemi që t’i përmirësojmë gabimet, dikush gabon më shumë dikush më pak. Ne gabojmë më pak se LSDM-ja”, than ë intervistën e tij për televizionin Sitel, kryeministri Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button