Shilegov: Ekziston marrëveshje qytetare për ndryshime

Në Maqedoni do të ketë qeveri të re reformuese të qytetarëve. VMRO-DPMNE le të pajtohet se është opozitë, të ndalojë me bllokimin e proceseve demokratike dhe ta respektojë marrëveshjen e qytetarëve, deklaroi sot në Kuvend deputeti, Petre Shilegov i LSDM-së.

“Ekziston marrëveshja e qytetarëve për ndryshime, për një Maqedoni të bashkuar dhe të unifikuar, për jetë cilësore për të gjithë qytetarët, për Maqedoninë me të ardhmen euroatlantike. Kjo është marrëveshje qytetare, e rreth 700.000 qytetarëve, e interpretuar në 67 mandate deputetësh, prej të gjitha partive në Kuvend, përveç VMRO-DPMNE-së”, tha Shilegov.

Sipas tij, ekziston shumicë e formuar në mënyrë legjitime dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë dhe ekziston Program i Qeverisë së re reformuese për një Maqedoni të unifikuar, në të cilën, thotë do të qeveris e drejta, do të respektohen dhe do të jetojnë në mënyrë cilësore të gjithë qytetarët, ndërsa Maqedonia do të shënojë progres drejt BE-së dhe NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button