Terroristët planifikuan rrëmbimin e aeroplanit dhe rrënimin e kullave në Kuala Lumpur

Ish pjesëtari i Al-Qaedas, Saajid Badat, ka deklaruar ne Gjyqin e New Yorkut se disa persona nga Malajzia, kishin planifikuar që me aeroplanin e rrëmbyer të kryenin një sulm terrorist. Supozohet se në shënjestër ishin dy ndërtesat binjake Petronas në Kuala Lumpur, shkruan Daily Telegraph.

Sipas fjalëve të ish pjesëtarit të Al-Qaedas, 4-5 meshkuj kishin planifikuar të merrnin kontrollin në kabinën e pilotëve me një bombë të detonuar, të cilën njëri nga sulmuesit do ta mbante të fshehur në rrobat e tij.

Supozohet se Badat është takuar me grupin e xhihadistëve malajzias, njëri nga të cilët ishte pilot, dhe ua ka dorëzuar bombën e fshehur në një këpucë, transmeton Telegrafi.

Ideja për sulm terrorist kishte dalë nga Khalid Sheikh Mohammed, i cili ishte personi kryesor operativ në sulmin terrorist të 11 shtatorit në kullat binjake në New York.

Ekspertët e sigurisë besojnë se deklaratat e Badat janë të vërteta.

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zbulimit në Buckingham, Anthony Glees, ka thënë se se në qoftë se vërtetohet se deklaratat ish pjesëtarit të AL-Qaedas vërtetohen si të sakta, atëherë do të jetë e qartë se autoritetet malaziase kanë fshehur për opinion të vërtetën për zhdukjen e aeroplanit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button