Hackerat sulmojnë faqen online të NATO-s

Hackerë të paidentifikuar kanë sulmuar disa faqe online të NATO-s.

Një grup që e quan veten “cyber berkut” ka thënë se sulmi është kryer nga ukrainas patriotë, të zemëruar me, siç kanë thënë, ndërhyrjen e NATO-s në vendin e tyre.

Pretendimi i bërë në www.cyber-berkut.org nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Berkut u referohet forcave speciale të policisë në Ukrainë, të cilat janë shpërndarë pas rënies së regjimit të Viktor Yanukovychit.

NATO tha se asnjë nga sistemet e saj themelore nuk është komprometuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button