ARM: “Ujqit” me sukses e prezantuan stëvitjen e tyre në Gjermani

Pjesëtarët e regjimentit për operacione speciale pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë prej 15 deri 27 mars morën pjesë në stërvitje ndërkombëtare “Allied Spirit VI” e cila mbahet në Hohenfels, Gjermani, ku e prezantuan stërvitjen e tyre dhe interoblitetin me standardet e armatave partnere të NATO-s.

Siç kumtuan nga ARM-ja, “Ujqit” e Maqedonisë në kushte të shkëlqyeshme stërvitore reale  në poligon prej rreth 200 kilometrave katrorë me vende të përpunuara banimi dhe statistë profesionalë, përmes realizimit të aksioneve të drejtpërdrejta dhe asistim të sinhronizuar ushtarak kanë stërvitur taktika, teknika dhe procedura nga sfera e luftimit jokonvencional.

Në stërvitjem, në organizim të komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë kanë marrë pjesë rreth 2.770 pjesëtarë të armatave të SHBA-së, Maqedonisë, Kanadasë, Çekisë, Hungarisë, Sllovenisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Estonisë, letonisë dhe Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button