Bejta, fton diasporën ta votoje kandidatin shqiptar Ismail Beluli

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta qëndron në Austri për të takuar mërgatën shqiptare që punojnë dhe jetojnë në këtë vend. 

Në takimin e realizuar me bashkatdhetarët tanë në Xhaminë e Bashkësisë Islame Shqiptare në Vjenë, nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta i ftoj të gjithë shqiptarët që ta mbështesin kandidatin kombëtarë për deputet nga Evropa, z Ismail Belulin. 

Jam këtu për të kërkuar votën për kandidatin kombëtar për deputet nga Evropa për z. Ismail Belulin sepse bëhet fjalë për interes kombëtarë, tha ne apelin drejtuar të pranishmëve Bejta. 

“Jam këtu që sëbashku të bëjmë një aktivitet të mirë. Nxjerrja e kandidatëve tjerë nga partitë tjera politike siç e bëri RDK-ja, bëjnë dobësimin dhe përçarjen e elektoratit shqiptarë në Evropë. Ne nuk jemi prej atyre që të bëjmë përçarje në mesin e pjesëtarëve të kombit shqiptarë dhe këtë asnjëherë nuk e kemi bërë. Ne kësaj radhe kërkojmë që të kemi një fuqi të madhe të deputetëve. Ne si BDI, si parti më e organizuar dhe që e ka mbështetjen më të madhe te qytetarët shqiptarë, të shumicës së qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ne për kandidat për deputet nga Evropa e kemi nominuar, Ismail Belulin i cili punon dhe vepron në Cyrih të Zvicrës. Ne e nxorëm si kandidat kombëtar Ismail Belulin sepse ai ka qenë një veprimtar i mirë i çështjes kombëtare. Deputeti i cili do të zgjidhet nga kontinenti i Evropës, pa marrë parasysh se është nga radhët e BDI-së, ai do jetë në shërbimin e të gjithëve qytetarëve tanë të cilët punojnë në kontinentin e Evropës. Ne si shqiptar duhet të punojmë dhe të mobilizohemi që të fitoje Ismail Beluli dhe ne do të forcohemi edhe me një deputet më tepër”, tha nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta. 

Bejta bashkëbisedoi me bashkatdhetarët shqiptarë në Vjenë edhe për çështje, halle dhe probleme që i kanë ata sidomos gjatë qëndrimit në pushim në vendlindje.  

Para të pranishmëve foli edhe Xhevat Xhemaili, koordinator për Austri i cili kërkoi që kësaj radhe mërgata shqiptare në Austri masovikisht t’i plotësoj formularët për me qëllim që të fitohet e drejta për votim në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Maqedoni që do mbahen me 27 Prill. Xhemaili gjithashtu i informoi të pranishmit edhe mënyrën e plotësimit të formularëve dhe për paqartësitë eventuale të mundshme.

Takimin e radhës me bashkatdhetarët shqiptarë në Austri,  Bejta do ta zhvilloj të dielën në Ternitz. 

    

Lajme të ngjashme

Back to top button