fbpx

Guteresh: Vende arabe bashkohuni dhe ndimojeni Sirinë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot u bëri thirrje vendeve arabe t’i lënë anash mospajtimet e ndërsjella dhe të ndihmojnë në dhënien fund luftës qytetare gjashtëvjeçare në Siri.

Njeriu i parë i Organizatës Botërore apelin e dërgoi gjatë vizitës të kampit për refugjatë sirianë në Zataria në Jordan, një ditë para samitit arab vjetor kyç, i cili sivjet do të mbahet në këtë vend.

“Ndarjet mes vendeve arabe u dhanë nxitje grupeve terroriste duke u mundësuar të tjerëve të intervenojnë apo të manipulojnë me situatën, duke krijuar jo stabilitet, duke i ushqyer përleshjet dhe duke ua lehtësuar veprimet organizatave terroriste”, theksoi Guteresh.

Ai deklaroi se tani shumë dyer janë mbyllura për të zhvendosurit duke mos u ndihmuar refugjatëve, bota pa dashje i nxit grupet terroriste dhe i rritë rreziqet globale të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button