Nis sezoni i Formula 1

Sezoni i Formulës 1 nisi zyrtarisht me shumë surpriza këtë të dielë, në garën e parë të Australisë.

Rosberg, i nisur i dyti arriti të triumfonte në “Philip Island”, në një garë ku dominimi i sezonit të fundit të Vettel përfundoi menjëherë, me kampionin e botës në fuqi të tërhequr që në fillim.

Megjithatë, Ricciardo shpëtoi disi ditën për Red Bullin, duke përfunduar në vendin e dytë të podiumit.

Hamilton, i cili u nis nga vendi i parë, gjithashtu braktisi garën që në fillimin e saj për shkak të një problemi teknik, duke rikthyer mallkimin e sezonit të shkuar, në të cilin shpesh herë arriti të fitonte “pole-position”, duke prishur gjithçka në garë.

Një fillim i “ngadaltë” ky edhe për skuadrën Ferrari, me “kokëkuqen” që vazhdoi të shfaqte një nivel larg pritshmërive.

Kështu, Alonso u rendit vetëm në vendin e pestë, ndërsa finlandezi Raikkonen bëri më keq, duke e mbyllur në vendin e tetë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button