Kuvend, përplasje mes Ademit dhe Dimovskit për moskoalicionimin VMRO-BDI

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi e ka replikuar, Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së, në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se çështja e moskoalicionimit mes tyre nuk ka qenë ligji për gjuhët dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, por vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

“Ja kur tani kur më doni hapur të ju them, problemi me koalicionin mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, nuk ishte ligji për gjuhët, por PSP, gjegjësisht vazhdimi i mandatit të kësaj Prokurorie. Nuk ishte problem as ligji për gjuhët, e as çështja që kryetar i Kuvendit të jetë nga radhët e BDI-së. Problemi ishte vetëm PSP”, tha Ademi.

Sipas tij, po humbet kohë me punë jo-efektive të deputetëve nga VMRO-DPMNE duke bërë replika dhe kundër-replika dhe se duhet të kalohet në pikën e katër për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

Ndaj kësaj, Ilija Dimovski ka replikuar duke thënë se “të gjithë e kanë të qartë gjendjen e PSP-së”.

“Në periudhën e fundit të muajit të fundit, PSP po merret edhe me BDI-në, edhe pse dy vite është marrë me VMRO-DPMNE-në. Të gjithë e dinë, edhe ju edhe ne edhe ata që porosisin hetime nga PSP, edhe ata e kanë të qartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button