PDSH-ja e Strugës nuk merr pjesë në Konventën e Tetovës?

Asnjë nga drejtuesit e degës së PDSH-së, në Strugë nuk do të udhëtojë drejt Tetovës sot në Konventën e kësaj partie ku do të promovohet kandidati i për president, Iljaz Halimi si dhe kandidatët për deputetë në pesë njësitë zgjedhore, si dhe dy kandidatë që do të garojnë për votat e diasporës, njofton Struga lajm.

Madje, kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shoqëruar nga kryetari i Keshillit, Abdulla Qazimovski dhe drejtori i NP “Komunale” Garip Kaba, gjenden per nje vizite pune në Turqi.

Tashmë është bërë e qartë për opinionin se kontesti ndërmjet degës së Strugës të PDSH-së, dhe qendrës së kësaj partie, është futur në një fazë ku të dy palët duken të vendosur në pozicionet e tyre fillestare. Nga njëra anë është dega e Strugës e kësaj partie, të cilën e mbështet edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, të cilët nuk pranojnë si bartës të listës Zija Jonuzin.

Nga ana tjetër, është qendra e partisë si dhe lideri i saj Menduh Thaçi të cilët kanë lënë të kuptohet se lista e deputetëve në Njësinë zgjedhore numër pesë është përfundimtare dhe e pandryshueshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button