Cikloni Debi shkaktoi kaos në Australi (VIDEO)

Cikloni Debi i kategorisë së katërt, duke lëvizur ngadalë, shkaktoi kaos në rajonin bregdetar në pjesën verilindore të Australisë, njofton DPA.

Debi u paraqit në Shkëmbin e madh të koraleve ku më pas u nis drejt jugperëndimit duke arritur në pjesën kontinentale të Australisë në rajonin mes qyteteve Proseropajn dhe Bouen, ku fuqia e tij është zvogëluar në stuhinë e kategorisë së tretë.

Në rajonet e goditura janë vërejtur hove të erërave me shpejtësi edhe deri në 250 kilometra në orë dhe reshje të vrullshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i videove nga dëmet materiale që i ka shkaktuar cikloni. Vërehen çati të shkatërruara, dritare të thyera dhe pemë të çrrënjosura.

Tash për tash nuk ka viktima.

Gjatë motit të keq 48 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Nënkomisari i policisë australiane Stefen Golishevski deklaroi se raportet për dëmet akoma arrijnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button