Kosova, vendi më i varfër në Evropë, parajsë për politikanët

Kosova është vendi më i varfër në Evropë, por është parajsë për politikanët. Shumë nga ta i shfrytëzojnë pozitat në llogari të trashjes së pasurisë personale.

Raportet ndërkombëtare e rendisin Kosovën ndër vendet më të korruptuara. Brenda shtetit ka organizata e individë që kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër kësaj dukurie. Ramadan Ilazi është njëri ndër ta.

Për një kohë Ilazi ka drejtuar Lëvizjen Fol, një organizatë e themeluar të mbështesë qytetarinë aktive, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe në parandalim të korrupsionit. Tash ai është në krye të Institutit Kosovar të Paqes.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Ilazi ka folur për shkaqet që e kanë prodhuar këtë situatë. Ka treguar edhe arsyet e mungesës së ndëshkimit të korrupsionit. Po kështu, ka dhënë edhe arsyet për tolerancën që shoqëria kosovare po tregon ndaj kësaj kaste politikanësh të korruptuar e të pandëshkuar. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button