Këtu do të gjesh atë që të përket, shumë shpejt 69 emoji të reja në telefon (FOTO)

Po mendon për emoji të reja, meqë ato që ke të janë mërzitur? 69 të tjera do të vijnë më 30 qershor, dhe nga Emojipedia mund të intalohen në çdo aparat me sistemin iOS. Mes tyre ka një sirenë, një pirat, një nënë që ushqen fëmijën me gji e shumë të tjera që do të përcjellin çdo lloj ndjesie te njerëzit me të cilët komunikon, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Propozimet për emoji janë nga më të ndryshmet, megjithatë, ato ende nuk janë miratuar zyrtarisht. Lista përfundimtare që do të përfshijë të gjitha emoji e përzgjedhura do të publikohet në muajin maj, pas miratimit të plotë. Pasi të ndodhë kjo, nuk do të presim shumë për t’i pasur të gjitha në telefonin tonë.

Ndër shumë të tjera, ka edhe emoji me hixhab – veshja karakteristike myslimane. FIllimisht, emoji u propozua nga 15-vjeçarja Rayouf Alhumedhi. Shiko më poshtë si duket.

Mes të tjerave, ka edhe një njeri në sauna, propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button