Maqedoni, numër i vogël i kompanive punësojnë persona me nevoja të veçanta

Akoma është i vogël numri i kompanive dhe organizatave vendore, të cilat punësojnë persona me nevoja të veçanta , tregojnë informacione me të cilat disponon ekipi i projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmën ndaj personave me nevoja të veçanta në Maqedoni, i mbështetur nga BE-ja, ndërsa i zbatuar nga Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik PREDA Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me handikap.

Nga atje theksojnë se edhe pse në vitet e kaluara janë sjellë një sërë masash pozitive për punësim të personave nga kjo kategori, realiteti flet se është shumë i vogël numri i firmave, të cilat i shfrytëzojnë volitshmëritë që i ofron shteti, e jo rrallë ka edhe situata, në të cilat punëdhënësit i punësojnë vetëm që t’i shfrytëzojnë beneficionet që pasojnë nga shteti.

“Duke i përcjellë të dhënat statistikore për numrin e të punësuarve me nevoja të veçanta për fat të keq mund të konkludojmë se nga viti në vit është evidente rritja e numrit të personave me nevoja të veçanta që kërkojnë punë, por nuk hasin në punësim nga ana e kompanive vendore”, thonë nga ekipi projektues.

Në kuadër të këtij projekti janë hapur katër Info-pika, në të cilat do të punojnë katër persona zyrtarë edhe atë dy në Shkup dhe nga një në Veles dhe Kavadar në hark kohor prej gjashtë muajve ku me kontakte të drejtpërdrejta do të realizohen takime këshilldhënëse dhe informative të personave me nevoja të veçanta dhe punëdhënësve.

Krahasuar me masat që i praktikojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, thonë nga ekipi projektues Maqedonia nuk ngec fare në përcjelljen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button