fbpx

Maqedonia në mesin e vendeve më të palumtura në botë

Sipas rezultateve të hulumtimit të bërë nga ana e HPI (Happy Planet Indeks), Maqedoni është në mesin e vendeve më të palumtura në botë, njofton Portalb.mk.

Përveç Maqedonisë, me nivel të ulët të lumturisë së njerëzave, janë edhe Bullgaria, Rusia, por edhe SHBA.

Vendet në të cilat jetojnë njerëzit më të lumtur janë, Kostarika, Vietnam, Kolumbi dhe Belize.

Hulumtimi është bërë sipas të dhënave për jetëgjatësi, shëndetësi dhe gjendjen ekologjike, gjegjësisht sa gjatë dhe të shëndetshëm janë jetët e njerëzve në një botë, transmeton “Fokus“.

Harta dhe “lumturi-matësi” janë publikuar në faqen “The culture trip” dhe tregon se fqinjët tanë nga Greqia dhe Serbia janë për nuanca më të lumtur se ne, ndërkaq Shqipëria bie në zonën e gjelbër të ndritur, që do të thotë se ata janë më të lumtur se ne.

Sipas matjeve të HPI, me ngjyrë të kuqe të errët janë vendet e njerëzve që nuk janë të lumtur, me ngjyrë gurkali janë vendet me njerëzit më të lumtur.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close