Në Ohër është thyer tabela dygjuhësore e FSPI-së

Pasi që të punësuarit kanë ardhur në vendin e punës, tani për tani persona të panjohur e kanë thyer tabelën dygjuhësore të vendosur në hyrjen e ndërtesës ku është Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, njofton Portalb.mk.

Tabela është vendosur në fundin e vitit  të kaluar, ndërkaq deri më tani askujt nuk i ka penguar, gjithashtu edhe tabelat e vendosura në ndërtesën e vetëqeverisjes lokale.

Zëdhënësi i SPB Ohrit, Stefan Dimoski, deklaron se të punësuarit e kanë paraqitur rasti në polici dhe se tabela është thyer sot në mëngjes rreth orës 8 dhe 9.

“Nuk është regjistruar dhunë ose rrahje edhe pse në opinion u shpërndanë informata të tilla. SPB Ohër ka njohur për kryerësit e veprës dhe se në koordinim me prokurorin publik do të ndërmerren të gjitha veprimet për pastrimin e rastit”, thotë Dimoski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button