Serbia voton në zgjedhjet parlamentare

Qytetarët e Serbisë zgjedhin sot përbërjen e re të Kuvendit popullor.

Në zgjedhje marrin pjesë 19 parti dhe koalicione, të cilat garojnë për 250 vendet e parlamentit.

Të drejtë vote kanë rreth 6.7 milionë njerëz.

Zgjedhjet e parakohshme zhvillohen gati dy vjet pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë mbajtur më 12 maj të vitit 2012.

Ato janë thirrur nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe, e cila, sipas analistëve, shpreson të rrisë mbështetjen publike pas hapjes së suksesshme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button