Ja lista e shefave zgjedhor të BDI-së

Filluan aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me ç’rast shtabi i përgjithshëm zgjedhor i BDI-së ka caktuar të gjithë shefat e shtabeve zgjedhore komunale për zgjedhjet e prillit 2014.

Zyrtarët e lartë të BDI-së do të vazhdojnë të udhëheqin me shtabet komunale edhe këto zgjedhje emra të suksesshëm të zgjedhjeve të fundit lokale.

Shef shtabi komunal në Tetovë, BDI ka caktuar deputetin Xhevat Ademi i cili ishte një ndër shefat më të suksesshëm të zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoni.

Në Çair për zonën zgjedhore numër 1, është caktuar sërish Bekim Neziri i cili poashtu u dallua në zgjedhjet lokale, ndërsa Shaip Zendeli poashtu në Çair, por për zonën zgjedhor numër 2.

Në Zhelinë BDI-ja ka caktuar për shef shtabi, kryetarin Komunës Fatmir Izairi, në Gostivar kryetari i komunës Nevzat Bejta, në Dibër Ruzhdi Lata, në Bogovinë Hazbi Idrizi, në Haraqinë Brahim Ajvazi të gjithë kryetar komunash.

Në Kërçovë Musli Musliu, në Ohër Nafi Useini, në Saraj, Shemsi Musa, Bilen Saliji në Vrapçisht, Halil Palloshi në Butell, Ilir Saiti në Kumanovë.

Nga BDI thonë se kanë mbetur edhe disa komuna të cilat shumë shpejt do të caktohen shefat e shtabeve zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button