fbpx

Tregim i njëjtë, Liria e mundi Kumanovën

Kanë mjaftuar vetëm 3 pikë diferencë që KB Liria të shënojë fitoren e radhës në Ligën e Parë basketbollistike të Maqedonisë, për të fituar në shtëpi të saj një nga rivalet e vjetër Kumanovën.

Tani më është bërë rutinë për Lirinë të fitojë Kumanovën, por edhe kjo fitore ne shtëpi të saj, është mjaft e ëmbël dhe shumë me vlerë. KB Liria ka arritur që të bëjë një diferencë të sigurt në çerekun e parë dhe atë të dytë, (21:30 dhe 19:20), e që në vazhdim të luajë e qetë dhe me mençuri edhe pse çereku i tretë dhe ai i katërt ishte në të mirë të Kumanovës (21:16, 26:24), por që rezultati përfundimtarë ishte 87:90.

Bojan Trajksovki ka dominuar në parket duke shënuar 33 pikë, e duke shtuar edhe 14 kërcime, ndihmë për te ishin edhe pikët e Coles që shënoi 16-të, ndërsa nga 14 pikë kanë shënuar Jelesieviq dhe Tasovski. Nga basketbollistët shqiptar Labinot Idrizi prej 8 minutave sa qëndroi në parket, shënoi vetëm dy pikë, e edhe kësaj radhe Jetmir Zeqiri dhe Jeton Feta nuk u inkuadruan fare në lojë.

Te Kumanova më shumë pikë ka shënuar Lukoviq 28, ndërsa e kanë ndihmuar me 24 pikë Mandiq dhe nga 14 pikë shënuan Miskoviq dhe Miçevski.

Liria tani është përforcuar në pozitën e tretë, ndërsa ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Parë e luan si nikoqire në sallën në “Kala”, kur e pret ekipin e Feni Industri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button