Mark Zukerberg: Amerikanët e kanë tepruar me spiunimet në internet

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka folur me presidentin Barak Obama për “t’i shprehur irritimin” lidhur me mbikëqyrjen dixhitale amerikane. 

Komentet e tij erdhën një ditë pas një raporti nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare në ShBA, sipas të cilit ajo kishte imituar një server Facebook-u për të mbikëqyrur disa kompjutera të vënë në shënjestër. Agjensia tha se raporti ishte “i pasaktë”. 

Materialet e Agjencisë së Sigurimit përmbanin regjistrime telefonatash, kabllo fibrash optike që mbajnë komunikime globale dhe sulme në rrjet. Ajo kishte një akses të fshehtë ndaj serverëve të nëntë kompanive të mëdha teknologjike: Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, PalTalk, AOL, Skype, You Tube dhe Apple. 

Të gjitha kompanitë e përfshira e kanë mohuar përfshirjen e tyre. 

Që prej pretendimeve se shërbimet e sigurisë po përdorin median sociale dhe kompanitë teknologjike për të monitoruar njerëzit, Facebook i ka bërë thirrje Google, Apple, Microsoft, Twitter, AOL, LinkedIn dhe Yahoo për të formuar një aleancë. Grupi ka bërë thirrje për “ndryshime në shkallë të gjerë” ndaj zhbirimeve të qeverisë. 

Më herët këtë muaj, zv.presidenti i Komisionit Europian, Neeli Kroes tha se miliarda njerëz në botë nuk i besojnë internetit.

Postimet e Zuckerberg për sigurinë në internet

Zukerberg tha ditën e shtunë, në një postim në blogun e tij se “Qeveria amerikane duhet të jetë kampione për internetin, jo një kërcënim”.

29-vjeçari shkroi se amerikanët “e kanë mbushur kupën” me spiunimin e tyre në rrjet.

Ndërsa ditën e enjte ai ka shkruajtur: “Duket se do duhet shumë kohë deri në një reformë të plotë të vërtetë.” 

“Kur inxhinierët tani punojnë të palodhur për të përmirësuar sigurinë, ne mendojmë se po ju mbrojmë kundër kriminelëve, jo kundër qeverisë sonë.” 

Ai shtoi : “Qeveria amerikane duhet të mbajë titullin kampion për internetin, jo të jetë një kërcënim.” 

“Ata duhet të jenë më transparentë mbi atë që bëjnë, në të kundërt njerëzit do të besojnë më të keqen.”/ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button