Rusi, lideri opozitar dënohet me 15 ditë burgim

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është dënuar me burgim 15 ditorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Opozita ruse dje ka organizuar protesta të mëdha në të gjithë Rusinë për të nxjerrë në pah problemet e korrupsionit në vend.

Policia me këtë rast ka arrestuar qindra demonstrues, përfshirë edhe kreun e opozitës ruse Aleksei Navalny i cili është i njohur si kritiku më i zëshëm i korrupsionit dhe politikës së presidentit rus Vladimir Putin.

Gjykata sot i shqiptoi Navalny burgim 15 ditësh për shkak të rezistencës ndaj policisë gjatë arrestimit dhe prishjes së rendit publik.

Ndaj Navalny gjithashtu është shqiptuar edhe një gjobë në shumën prej 20 mijë rubla ruse (340 dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button