Rritet dukshëm numri i dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Në krahasim me vitin 2012, gjatë 2013 për 63 për qind është rritur numri i delikteve seksuale të kryera ndaj fëmijëve, gjendje kjo mjaft brengosëse, shprehet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas tyre profili i kryerësve të veprave penale, janë meshkuj nga mosha 20 deri në 30 vjet, të pa shkolluar, pa kualifikime, të papunësuar dhe që I përkasin klasës së ulët sociale. Më së shpeshti sulmohen vajza, nga familje me kushte të rënda ekonomike, ndërkaq kriminelët veç se e njohin më viktimën. 

Sipas MPB-së, rritja e delikteve seksuale ndaj fëmijët është për shkak të rritjes së numrit të veprave “sulm gjinor ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeçare”, ku ka rritje prej 47 për qind.
“Veprat penale janë kryer nga 51 sulmues ndaj 53 fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare. duke u bazuar në vendet ku ndodhin këto sulme seksuale ndaj fëmijëve, më së shumti raste ka në zonat e Shkupit dhe ato të Manastirit”, njoftojnë nga MPB.

Gjatë këtij viti, sulmet janë kryer nga sulmuesit personalisht, në tre raste kanë qenë dy sulmues dhe në vetëm një rast, janë paraqitur një grup prej tre sulmuesish. Viktimat janë 98 fëmijë, prej të cilëve 70 janë të gjinisë femërore dhe 28 të gjinisë mashkullore, ku viktima më e re ishte i gjinisë mashkullore dhe kishte vetëm 4 vjet.

“Sipas moshës, grupi më i madh i kryerësve të këtyre veprave penale janë nga mosha 18 e deri në 30 vjet, gjë që është mjaft shqetësuese për ne, sepse numri më i madh i sulmuesve është nga personat deri në 18 vjeç”, thuhet në raportin e MPB-së.

Sipas shkollimit, numri më i madh i sulmuesve, gjegjësisht 43 prej tyre kanë të shfryer vetëm shkollimin fillor, 21 kanë shkollimin e mesëm,16 kanë të kryer shkollë deri në klasën e katërt, tre janë të pa shkolluar fare dhe dy janë me arsim të lart.

Sipas statusit të punës, numri më i madh i të denoncuarve,  janë të papunësuar (55), 29 janë në marrëdhënie pune dhe një i pensionuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button