Shqerinska: U mësuan të jenë Zot, tani e kanë rëndë që ta pranojnë humbjen

“Rëndë e ka Trajko Veljanovski ta lëshojë karrigen, i cili e mban në mënyrë të paligjshme njëjtë sikur edhe Emil Dmitrievski. Rëndë e ka edhe Nikolla Gruevski, për atë duke shkuar për në Maltë, ka kërkuar që ambasadorët ta presin nëpër aerodromet e Stambollit”, tha deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, duke reaguar ndaj replikave dhe kundër-replikave të njëpasnjëshme, të cilat i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së mes vete, njofton Portalb.mk.

“Dhjetë vite janë mësuar që të jenë Zot dhe tani rëndë që në mënyrë xhentile ta pranojnë humbjen. Gruevski në intervistat e dhëna në “Express” dhe “Dnevnik” askund nuk e hodhi të ashtuquajturën Platformën Tiranase, por për të njëjtën negocioi”, shtoi Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button