Ministri Ameti për debat në Tiranë për zonën e mbrojtur Mali Sharr – Korab

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti sot, në Tiranë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në nivel të lartë me rastin e fillimit të Projektit “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Biodiversiteti “.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor nga Kosova dhe Shqipëria, u diskutua për implementimin e Vizionit të Përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab, për të cilën Republika e Maqedonisë ka dhënë edhe mbështetje politike në vitin 2013 me nënshkrimin e Deklaratës trepalëshe midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

-“Këtë projekt e shoh si mundësi për avancimi e bashkëpunimit të deritanishëm rajonal të suksesshëm në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, sidomos në pjesën e zonave ndërkufitare të mbrojtura”, theksoi Ameti, duke shtuar se Republika  e Maqedonisë dallohet me një biodiversitet të madh, karakteristikat themelore të të cilit janë speciet dhe ekosistemet e pasura dhe heterogjene, që i dedikohen pozitës specifike gjeografike, faktorëve klimatik, gjeologjik, gjeomorfologjik, hidrografik, pedologjik etj.

Sipas Ametit, domosdoshmëria për ndërmarrjen e një aksioni të koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe global, për parandalimin, reduktimin dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme mbi biodiversitetin është i nevojshëm dhe i mirë pritur.

Nga Ministria informojnë se në vijim është realizimi i projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës” dhe “Rruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiveritetit në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”. Në vitin 2016 u zbatua projekti i BE IPA: “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000”, përmes së cilit u përgatit Ligji i ri për mbrojtjen e natyrës dhe aktet nënligjore me qëllim të harmonizimit të plotë të direktivave të BE-së për habitate dhe zogjtë. Të njëjtin vit, bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë për mbrojtjen e natyrës u avancua përmes formimit të Fondit për mbrojtjen e natyrës Prespë-Ohër (PONT).

Në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri Ameti realizoi takime bilateral me ministrin shqiptar të Mjedisit Jetësor Lefter Koka dhe atë kosovar Ferat Shala.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button