Gjermania me kritika për autoritetet në Moskë dhe Minsk

Qeveria gjermane sot e kritikoi arrestimin e djeshëm të qindra protestuesve opozitar, të cilët në Moskë dhe qytete të tjera protestuan kundër Qeverisë ruse.

“E drejta e protestës është e drejtë themelore e njeriut, që është me rëndësi të madhe për demokracinë ruse”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Qeveria gjermane sot dërgoi kritika edhe për arrestimet e protestuesve antiqeveritarë që fundjavën ndëdhën në Bjellorusi.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Martin Shefer, arrestimet e aktivistëve opozitar në Bjellorusi, e cila muajve të fundit kishte zhvillim pozitiv të proceseve demokratike është “kthim mbrapa”.

Dhjetëra mijë persona morën pjesë dje në protestat antiqeveritare, në të cilat nga autoritetet në Rusi dhe Bjellorusi ishte kërkuar të ndërmarrin hapa në betejën kundër korrupsionit.

Në mesin e atë arrestuarve në Moskë është edhe lideri i opozitës ruse Aleksej Navalni, të cilit pas arrestimit Gjykata e Moskës i shqiptoi dënim prej rreth 300 euro për organizimin e protestave pa leje. Navalni në mënyrë shtesë po ballafaqohet edhe me dënim për rezistencë gjatë arrestimit.

Sipas autoriteteve ruse, protestat ilegale kanë për qëllim të shkaktojnë dhunë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button