LSDM sërish pyet për firmat e Mijallkovit, ky i fundit do të padit

Pak kohë pasi që Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) doli me pyetjen publike ndaj drejtorit të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov për firën e tij çeke, nëse ai ia kishte shitur vetes, ky i fundit paralajmëron padi kundër zëdhënësit të LSDM-së.

Zëdhënësi Petre Shilegov, sot tregoi disa dokumente në të cilat shkruhej se kompania e Mijallkovit në Republikën Çeke,”Mirtlanis “, është shitur një ditë pasi LSDM-ja, njoftoi se nuk e ka paraqitur në pyetësorin e Anti-korrupsionit.  Firma e cila e ka blerë është “Tasiga Korp “e regjistruar në Panama.

Më tej Shilegov tha se kjo kompani posedon edhe një tjetër kompani çeke, e cila e ka selinë në Pragë në të njëjtën adresë ku është regjistruar një kompani tjetër në pronësi personale të Sasho Mijallkovit, dhe në atë adresë është edhe selia e “Mirtlanis”. 

“Bëhet fjalë për kompani të njëjta dhe sipas emrave të drejtorëve të atyre kompanive-vëllezërit Goran dhe Ljupço Gacovi, që sipas partisë opozitare, janë menaxherë të bizneseve të Mijalkovit.” tha sot Shilegov.

Mijallkov është përgjigjur ndaj akuzave duke paralajmëruar padi penale ndaj Shilegovit.

“Mundet edhe 100 herë të pyesin për të njejtën gjë. Por, sërish qëndron e përgjigjja e njejtë. Për biznesin disa herë kam theksuar se ekziston në shtet të huaj dhe se për këtë folën edhe institucionet përkatëse, se nuk përbëjnë konflikt interesi me funksionin që aktualisht jam duke e ushtruar. Firma Panama është edhe një tentativë nga ana e zëdhënësit Shilegov për të dëmtuar reputacionin tim, edhe pse ata akuzuan me pikëpyetje, sërish do të ngritet padi”, thuhet në kumtesën nga drejtoria ku ushtron detyrën Mijallkovi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button