Vrapçishti, Shkupi e Drita marrin fitore

Lideri i tabelës së klasifikimit, Skuadra e Sileksit ka shënuar edhe një fitore të re, duke mundur me rezultat minimal 1:0 ekipin e Tiveris, me çka edhe ka shtuar epërsinë me katër pikë më shumë se Teteksi që është I dyti, ekip kjo që sot ka barazuar me 11 Oktomvri (2:2).

Fitore të lehta kanë shënuar edhe skuadrat e Shkupit dhe Vrapçishtit, të cilët kanë mundur Lokomotivën , gjegjësisht Maxharin. Në derbin në mes dy ekipeve shqiptare, Drita ka shënuar fitore ndaj Zajazit me vetëm një golë të shënuar në minutën e 7-të përmes Betim Miftari.

Rezulatet e xhiros së 18-të: Rrufeja – Novaci 1:1, Vrapçishti – Maxhari 3:1, Tiverija – Sileksi 0:1, 11 Oktovri – Teteksi 2:2, Miravci – Pobeda 2:0, Lokomotiva – Shkupi 1:3, Drita – Zajazi 1:0. Nesër luajnë Skopje – Boreci. 
Tabela: 1.) Sileksi 43 pikë, 2.) Teteksi 39, 3.) Vrapçishti 33, 4.) Drita 32, 5.) Miravci 29, 6.) Shkupi 28, 7.), Pobeda 27, 8.) Maxhari 27, 9.) Tiverija 25, 10.) Skopje 25, 11.) Zajazi 22 , 12.) Rrufeja 18, 13.) 11 Oktomvri, 14.) Novaci 13, 15.) Boreci 12, 16.) Lokomotiva 8 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button