Transporti falas për personat me aftësi të kufizuara

Personat e shurdhër dhe personat me pengesa të rënda intelektuale do të kenë transport falas, të cilin do ta sigurojnë transportuesit e autobusëve. 

Kjo volitshmëri është mundësuar me ndryshimet në Ligjin për komunikacion rrugor, ndërsa risinë e kumtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov në konferencën për shtyp me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. 

Deri tani të drejtën për transport të privilegjuar në komunikacion ndërurban e kanë shfrytëzuar 2470 persona të verbër dhe 348 persona me invaliditet trupor (gjithsej 2818 persona), të cilët edhe më tej falas do ta shfrytëzojnë këtë shërbim. 

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Shoqatës së transportuesve sigurohet transport falas i kësaj kategorie të qytetarëve tanë dhe shoqëruesve të tyre. Për ata sigurohen gjashtë bileta kthyese në komunikacion ndërurban. Për realizmin e kësaj volitshmërie nevojitet që personat të dorëzojnë vërtetim për anëtarësim dhe kartë vozitëse të dhënë nga lidhja kombëtare kompetente”, tha Spasov.   

Lajme të ngjashme

Back to top button