Deputetët e VMRO-DPMNE-së me replika mes veti e zvarrisin seancën kuvendore

Seanca kuvendore për zgjedhje të anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjasë më gjatë, duke e pasur parasysh se që në fillim të seancës, për të folur janë paraqitur 57 deputetë, shumica prej tyre e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq për replikime janë paraqitur shumë deputetë të partisë së tyre, njofton Portalb.mk.

Oliver Spasovski nga LSDM reagon në mënyrë procedurale pasi që në atë mënyrë po kryehet obstruksion në seancë. Udhëheqësi i seancës, Trajko Veljanovski, tha se rregullorja e ndalon replikimin dhe kundër-replikimin mes të njëjtëve anëtarë të një grupi të deputetëve, por duke e pasur parasysh se ende nuk janë formuar grupet e deputetëve, deputetët kanë të drejtë për replikë dhe kundër-replikë.

Seancën nga galeria e ndjekin edhe ambasadorët e huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button