Milloshovski: Kryetari i Kuvendit duhet të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së

“Në pajtim me vullnetin e popullit, kryetari i Kuvendit duhet të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së”, tha Antonio Milloshovski nga foltorja e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Ai konsideron se nëse kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e tyre,  do  të jetë në pajtim me parimet, dhe gjithashtu ai duhet ta përfaqësoj fituesin.

“Ky Komision për Zgjedhje dhe Emërime i cili këto ditë do të punojë duhet të jetë moral dhe etik, sepse në atë diskutohen çështje madhore. Kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të jetë kriminel ose dikush që nuk ka integritet të refuzojë platforma të huaja. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë ai person që merret me revizionin e Marrëveshjes  kornizë së Ohrit ”, tha Milloshovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button