Mjekët: Të gjithë fëmijët të vaksinohen

Mjekët kanë marrë vendim, të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen ata shtuan se gjitha informacionet që po qarkullojnë në internet faqet dhe rrjetet sociale për gjoja pasojat e pakëndshme nga imunizimi janë të pa sakta. Nëse prindërit i ndjekin, vetëm do të frikësohen dhe do të mashtrohen.

“Në Maqedoni, pasi që vaksinimi deri më sot, nuk pati reagim më të rëndë të padëshirueshëm
përvezë të zakonshmet, të treguara në udhëzimet si të pritura, temperaturë të lartë, dhimbje në
vendin e ënjtur, raste të ralla të konvulzioneve, njër deri në tre në vit”, deklaroi dr. Jovanka
Kostovska, koordinatore kombëtare për imunizim në RM në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas këshillimit të sotëm në Fakultetin e Mjekësisë. 

Ekspertët janë decidë se vaksinat nuk kanë kurrfarë lidhshmëri me autizmin, diabetin, sëmundjet
malinje, sepse të gjithë përbërësit në to janë në forma të cilat aspak nuk pengon në shëndetin e
fëmijëve. Edhe vaksinat me zhivë nuk janë të rrezikshme për shkak se ky element eliminohet nga
organizimi për tre deri katër orë dhe nuk bën kurrfarë dëmi.

Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve prof. dr. Koço Çakallorvski, nuk guxohet të iket nga vaksinimi, ndërsa mediat bëjnë nga peri, litarë. Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov e tha qëndrimin e tij nga aspekti i prindit për shkak, siç tha, nuk është profesional të thotë cili është efekti i vaksinimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button