Barazia gjinore, padrejtësi e kamufluar

Ne dimë tashmë, se në Kosovë dhe në Botë gjithandej, barazia gjinore është duke u respektuar deri në maksimum! Femra është e barabartë me mashkullin në shkollim, në punësim, në shprehjen e fjalës së lirë, e parashtrimit të ideve, etj.!

Por, a është në të vërtetë gjithçka e pastër në këtë “Barazi Gjinore”!?

Për mendimin tim, jo! Sepse, prapavija e barazisë gjinore, shpalon një padrejtësi e cila po i bëhet femrës dhe që femrat nuk po kërkojnë shpjegim!?

Si është:

Një mashkull dhe një femër punojnë në një punë, ku vendi që ata kryejnë punën është i njëjtë, paga është e njëjtë, orari i punës është i njëjtë…etj. Pas orarit të punës, mashkulli del nga puna dhe shkon të takohet me shokë, të pijnë në ndonjë kafene, apo në ndonjë aktivitet të lirë çlodhës, etj.!

Ndërsa femra, pas orarit të punës, shkon në shtëpi, kujdeset për punët e shtëpisë, kujdeset për edukimin e fëmijëve dhe shumë çka tjetër bie mbi supet e femrës, pasi që ajo e përfundon orarin e punës, gjë që na bën të kuptojmë se ajo nuk punon 8 orë, por 12 orë në ditë!?

Si do të duhej të ishte:

Femra e cila punon në një punë të njëjtë me mashkullin, të paguhej njëjtë si mashkulli, por orari i saj i punës të ishte përgjysmë më i shkurtër, se sa orari i mashkullit! Ajo pjesë e pagës që e merr më shumë se mashkulli, të shërbente si “pagë” nga Shteti për edukimin e fëmijëve!

Konsideroi se, në qoftë se një mësuese duhet paguar për shkak të dijes që ua jep fëmijëve edhe një Nënë do të duhej të paguhej për edukatën që ua jep atyre! Në qoftë se edukimi është obligim moral i prindit ndaj fëmijës, atëherë edhe paga do të duhej të ishte borxh moral i shtetit ndaj nënave!?

Atëherë, a duhet të kërkoi femra drejtësi, apo barazi?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button