Gratë myslimane mblidhen në urën e sulmit terrorist në solidaritet me Londrën

Qindra gra myslimane janë mbledhur në urën e ‘Westminster’ në Londër, në një shfaqje solidariteti me viktimat e sulmit terrorist të së mërkurës shkruan “The Independent”.
Grupi i grave foli emocion “të madh” duke qëndruar në të njëjtën urë, ku dhjetëra njerëz u shtypën me makinë nga terroristi Khalid Masood, shkruan Syri.net, përcjell Portalb.mk.

Tre persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën, pasi sulmuesi suli makinën drejt këmbësorëve dhe u nis me thikë drejt parlamenti, ku vrau një polic.

Gratë myslimane thanë se ishin veshur me blu, si një simbol i shpresës dhe qëndruan duke kapur duar me njëra tjetrën për pesë minuta .

“Ndjenja e asaj që ndodhi këtu të mërkurën ishte me të vërtetë e fortë”, ka thënë njëra prej tyre.

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button