fbpx

Zaev nuk paraqitet në Prokurori, Zvërlevski ka pasur mysafir

Nuk është mbajtur sot seanca në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i dyshuar për parregullsi zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Zaev dhe avokatët e tij nuk ka ardhur, ndërkaq vetë prokurori Marko Zvërlevski ka pasur mysafir prokurorë nga shtetet e tjera në kuadër të konferencës së nesërme ndërkombëtare në temë “Ndjekja e komunikimeve – kornizë ligjore dhe përvojë, roli i prokurorit publik”.

Zaev bashkë me avokatët e tij, sot duhej që të deklarohet për indikacionet e Prokurorisë se ai the partia e tij kanë kryer parregullsi gjatë zgjedhjeve.

Përdryshe, pos Zaevit në periudhën e kaluar edhe disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për “keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore.

Në procedurën parahetimore deri më tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë.

Prokuroria më parë kumtoi se kanë filluar hetim për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014.

Përveç këtij hetimi, në kumtesë të Prokurorisë shkruan edhe se procedura hetimore udhëhiqet për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës të funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit si grup i organizuar e kanë kryer veprën penale, ofrim, dhënie ose premtim të dhuratës ose tjetër përfitim që të përfitojnë persona me të drejtë vote. Ndikimi ndaj personave në dy njësitë zgjedhore, ka pasur për qëllim që në mënyrë të caktuar të kryhet e drejta e votës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close