BM: Të formohet Qeveria reformuese nga mandatari që ka siguruar 67 nënshkrime

Në seancën e kryesisë së “Të Bashkuar për Maqedoni” (BM), të mbajtur në Veles fundjavën e kaluar partia e Lube Boshkovskit ka sjellë vendim se “Maqedonia duhet dhe mund të dalë nga kriza me konstituim të Kuvendit, se vullneti i numrit më të madh të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, i shprehur përmes mandateve duhet të pranohet dhe se patjetër duhet të formohet Qeveri nga mandatari i cili ka siguruar 67 mandate”, njofton Portalb.mk.

“Të Bashkuar për Maqedoninë do t’i pranojnë të gjitha vendimet të cilat janë në kuadër të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, duke mundësuar debat të pandërprerë që do t’i hapë rrugë Republikës së Maqedonisë kah Bashkimi Evropian dhe NATO. Si parti, me ideologji të qartë i ftojmë vëllezërit dhe motrat e tona të VMRO-së në kuptim të seriozitetit të situatës, të japin përkrahje për procese demokratike”, thuhet në deklaratën e “Të Bashkuar për Maqedoninë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button