fbpx

Zaev: Po bëjmë gjithçka për fund të qetë të krizës

“Në interes të stabilitetit të shtetit dhe të qytetarëve është e nevojshme formim urgjent i Qeverisë, për dalje nga kriza politike, të cilën shtetin e futën Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së”, shprehet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, transmeton Portalb.mk.

“LSDM është parti e cila mendon para se gjithash në interesat e qytetarëve të shtetit për atë me shumë kujdes i lëvizim proceset demokratike. E dimë se ka  njerëz jo-serioz nga pala e kundërt. Po bëjmë gjithçka që kemi fuqi që të sigurojmë ndërrim të pushtetit në mënyrë të qetë. Megjithatë, dua që të tregoj se këtë që po e bëjnë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE në terren, ja po nxjerrin edhe fëmijë të vegjël në rrugë, nxënës, shpërndajnë gjuhë të urrejtjes dhe intolerancë etnike – tanimë është alarm për të gjithë se kriza patjetër duhet të zgjidhet shpejtë dhe për atë do të bëj gjithçka, që të parandalojë dëme më të mëdha. Nëpër institucionet e sistemit, në bazë të Kushtetutës, pres që të zgjidhet Qeveria e re”, thotë Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button