SDK: Gjykata Supreme vendosi se arrestimi i Edmond Temellkos me kërkesë të PSP-së ka qenë ligjor

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, i përberë nga pesë gjykatës suprem, vendosi se privimi nga liria i kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko më 12 shkurt vitin e kaluar, në kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, ka qenë ligjor. Vendimi do të nënshkruhet dhe do të publikohet ditët e ardhshme, mëson Sakamdakazham.mk, përcjell Portalb.mk.

Vendimi për Temellkon është sipas Kërkesës për Mbrojtje të Ligjshmërisë të procedurës, të sjellë pikërisht nga PSP-ja, e cila nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe nga mbrojtja e të dyshuarit, ka qenë e kritikuar se ka lëshuar akuza të pabazuara ligjërisht për privimin e tij nga liria.

Për atë Gjykata Themelore pas asaj nuk ka miratuar masë paraburgimi për Edmond Temellko, njëri nga të dyshuarit kryesor në hetimin e parë që e ka nisur PSP-ja nën emrin e koduar “Titanik” që ka të bëjë me dyshimet e parregullsive zgjedhore të kryera në vitin 2013.

Prokurorja speciale, Katica Janeva në fazë të hershme të procedurës ka kërkuar që Gjykata Supreme të vendosë se prokurori i PSP-së ka pasur të drejtë në rastin e arrestimit të Temellkos, ose Gjykata Penale, që pretendon se i dyshuari është privuar në mënyrë joligjore nga liria.

“Gjykata Supreme konsideron se prokurori i Prokurorisë Speciale Publike në mënyrë të drejtë e ka zbatuar ligjin, sepse bëhet fjalë për procedurë specifike. I dyshuari ka shtetësi të dyfishtë, dy pasaporta, një të Maqedonisë dhe një të Shqipërisë, prej aty janë krijuar dyshimet e prokurorit për rrezik nga ikja, sepse ka mundësi të bëhej i pakapshëm dhe nuk do të jepte deklaratë”, shpjegojnë një pjesë e gjykatësve suprem të cilët e kanë sjellë vendimin në dobi të PSP-së.

“Vendimi është sjellë para dymuajsh, por akoma  nuk është nënshkruar dhe publikuar. Duhet ta nënshkruajë kryetarja e atëhershme e Këshillit Penal, Lidija Nedellkova. Me gjykatësit që kemi biseduar, na kanë shpjeguar se pikërisht për këtë që ka të bëjë me rast special, vendimi duhet të shkruhet me kujdes, për atë prej tani si praktika gjyqësore dhe e prokurorisë, do të vlejë për të gjitha rastet e tilla të privimit nga liria e të dyshuarve me shtetësi të dyfishtë”, thonë gjykatësit.

Temellko është njëri nga të dyshuarit në hetimin e PSP-së, që është ka fundi dhe për të cilin prokuroria ka paralajmëruar akuzë. Nga imçizimet audio nga përgjimet biseda që i ka publikuar LSDM-ja mund të dëgjohen disa biseda mes zyrtarëve të lartë shtetëror për atë si maqedonasit, banorë të Pustecit, Shqipëri, votojnë në Maqedoni me letërnjoftim. Me qindra prej tyre, si banorë të dy-tre adresave në Shkup, votojnë në Komunën Qendër.

Në rastin “Titanik” është dyshuar një pjesë e udhëheqësisë së lartë të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, të Komitetit Ekzekutiv të partisë, por të dyshuar kanë qenë edhe 4 anëtarë të KSHZ-së, pesë gjykatës të Gjykatës Administrativ, anëtarë të komisionit zgjedhor në Komunën e Çairit, ndërsa para një muaji, PSP-ja e ka zgjeruar hetimin e 17 personave të tjerë.

Temellko është ankuar se ka qenë i burgosur në shtëpinë e tij në Resen, se policia me urdhër të PSP-së e bastisën në orën pesë të mëngjesit dhe e kanë burgosur pa urdhër gjyqësor para fëmijës së vogël.

LEXO: Rasti “Titanik” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button