LD: Kryetari i ri i Parlamentit ka për detyrë të respektojë Kushtetutën

Në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë, Lidhja Demokratike nëpërmjet një kumtese të dërguar sot, kërkon që cilido që të zgjedhet për kryetar të saj, para se gjithash duhet të jetë përgjegjës për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Sot vazhdon seanca konstituive e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, në të cilën duhet të zgjedhet kryetari i Parlamentit. Cili do që te zgjedhet, para se gjithash duhet të jetë i vetëdijshëm dhe përgjegjës që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LD-së.

LD-ja gjithashtu thotë se krahas prej kryetarit të Kuvendit, respektimi i Kushtetutës duhet të jetë imperativ edhe i funskionarëve të tjerë shtetëror, përfshirë këtu edhe presidentin Gjorge Ivanov.

“Respektimi i Kushtetutës duhet të jetë imperativ i të gjithë funksionarëve shtetëror, përfshirë këtu edhe presidentin e Republikës së Maqedonisë, i cili për fat të keq paraqet shembullin e keq dhe të papërmirësueshëm në shkeljen e Kushtetutës gjatë fjalimit të tij”, shkruan ndër të tjerash në kumtesën e LD-së.

Nga kjo parti po ashtu bëjnë thirrje “për sjellje përgjegjëse nga të gjithë deputetët, me qëllim që ndryshimet në pushtet të jenë në interes të stabilitetit, qetësisë dhe përparimit të e Maqedonisë demokratike dhe evropiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button