fbpx

Shkupi theu akullin, fitoi si mysafire Lokomotivën

Me një lojë të mirë dhe strategji të mençur nga trajneri Zekeriaj Ramadani, Shkupi më në fund ka thyer akullin, duke shënuar edhe fitoren e parë të sezonin si mysafire. Ndeshja është luajtur në Karposh, ndërsa kundërshtar i papërshtatshëm është treguar skuadra e lokomotivës që ka udhëhequr me rezultat 1:0, duke shënuar pas pasur asnjë rast më parë për gol. 

Ardian Nuhiu ishte autor i golit të parë për Shkupin në minutën e 40-të, kur arriti që të barazojë rezultatin në 1:1, ndërkohë për fitoren e Shkupit u përkujdes sulmuesi Goran Stankovski me golat e shënuar në minutën e 69-të dhe 84-të .

(Momenti kur Goran Stankovski shënoi golin e parë)

Në këtë ndeshje për herë të parë pas lëndimit më të rëndë që nga minuta e parë luajti Minas Osmani, prezenca e të cilit solli një freski në radhët e skuadrës nga Çairi.

Merita të mëdha për lojën e mirë kishin edhe Leonard Kallaba që ishte aktiv si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pastaj Muharrem Bajrami dhe të tjerët. Në këtë ndeshje shkaku i lëndimit që në pjesën e parë u largua Bunjamin Asani, i cili nuk pritet të ketë ndonjë lëndim serioz.

Falë kësaj fitore Shkupi arriti në kuotën e 28 pikëve, duke arritur fitoren e 9-të në kampionat, e dyta në sezonin pranveror. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në stadiumin e Çairit, kundër Miravcit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button