11 vite Gruevski u ik përballjeve televizive (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën e djeshme  në TV “Kanal 5” e ka ftuar, liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për në duel televiziv, për siç tha ai të “të ndalohen gënjeshtrat”, njofton Portalb.mk.

“E ftoj në duel televiziv, bashkë me të mund të vijë edhe presidenti Ivanov, edhe pse është e njëjtë. Të diskutojmë bashkë me gazetarë të të gjitha televizioneve nacionale, t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve dhe të ndalojë me gënjeshtrat që po ua thotë popullit tonë”, tha Zaev.

Megjithatë, Nikolla Gruevski u ikë përballjeve televizive që nga viti 2006, kur edhe erdhi në pushtet.

Gazetari Aleksandar Çomovski e ka pasur atë nder që përpara një dekade në emisionin e tij “Çumu” në ish televizionin “A1”, ta ndjekë TV – përballjen mes Gruevskit dhe Zaevit, por në përbërje më të madhe. Atëherë Çomovski i pati mysafir Gruevskin, si kryeministrin, me “mini – kabinetin”  tij dhe Zaevin si kryetar të LSDM-së, me më shumë ekspertë dhe gazetarë.

Deri më tani, opinioni nuk ka qenë dëshmitar i ndonjë TV – duelit mes partive më të mëdha maqedonase, pas asaj të vitit 2003.

Ftesë për përballje, në vitin 2008 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pati Gruevski, atëherë kur Radmilla Sheqerinska ishte kryetare e LSDM-së. Atëherë nëpërmjet një video – inçizimi, Sheqerinska, ka kërkuar nga Gruevski që të përballet me të në TV”.

Më parë ftesë për përballje televizive, Gruevski ka marrë edhe nga ish kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, transmeton Portalb.

Nga pozicioni i kryeministrit dhe njeriut të parë të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, nuk pranoi asnjë nga këto oferta.

Interesante është se edhe Branko Cërvenkovski e ka refuzuar ftesën për debat në vitin 2002 që ia ka dërguar kryeministri i atëhershëm, Lupço Georgievski.

Debati i fundit televiziv ka qenë në vitin 1998, përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes kryetarit të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe ish kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Luço Georgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button