Në prill hapet Parku Arkeologjik i Apollonisë

Parku Arkeologjik i Apollonisë në Shqipëri do të hapet në prill pas dhjetëra vitesh punë restaurimi në të, kështu njofton nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell Portalb.mk.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur”, shkruan Rama në fejsbuk.

Rama githashtu bëri të ditur se ky Park Arkeologjik do të përfshijë monumente brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave për të përfunduar me hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

“Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut”, shkruan Edi Rama.

Ai gjithashtu shton se “Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button