Programi kryekëput maqedonas i Ivanovit

Në llogarinë e Ivanovit flitet për barabarësinë në dallimet, si dhe zgjedhjen e tij që çdoherë të jetë me popullin.

Presidenti aktual i Maqedonisë Gjorge Ivanov punë e tij pesëvjeçare ua ka prezantuar qytetarëve. 

Në takimet e shumta gjatë ditëve të kaluara me shumë qytetarë të vendit, ai ka ndarë bashkë me ta këtë llogari dhe suksese, siç thotë ai.

Në llogarinë e Ivanovit flitet për barabarësinë në dallimet, si dhe zgjedhjen e tij që çdoherë të jetë me popullin.

Ivanov është kandidati i parë që del me programin e tij, tani edhe i pari që para qytetarëve jep llogari për vitet e mandat të tij. Ai madje tha se ka vendosur të shkojë në takime direkte me qytetarët pasi që paska fytyrë të pastër, por deri më tani këtë nuk e bërë në asnjë vendbanim shqiptar.

Presidenti Gjorgje Ivanovi gjatë tetë ditëve të kaluara ka vizituar 22 komuna të Maqedonisë, 16 qytete dhe mbi 50 fshatra. Ai ka vizituar komunat Vallandovë, Dojran, Bogdanci, Gjevgjeli, Demir Kapi, Negotinë, Rosoman, Kavadar, Grdsko, Çashkë, Veles Prilep, Krivogashtani, Krushevë, Demir Hisar, Manastir, Novaci, Mogilla, Makedonski Brod, Koçan, Vinicë dhe Probishtip. 

Siç dihet, partneri shqiptar BDI hapur është shprehur kundër kandidaturës së tij, pasi ai nuk shihet si një ka president i përbashkët për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Back to top button