SHBA-ja e dënoi arrestimin e demonstruesve në Rusi

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë “të tronditura” me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalni.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t’i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike”, shtoi Toner.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion, transmeton REL.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.

Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button