fbpx

Fazliu: Talati Xhaferi, magjistër në kurriz të popullit

Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së në Çair, Bekim Fazliu akuzoi partinë në pushtet, BDI-në për korrupsion. Ai konkretisht akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferin.

“Krimi, korrupsioni, hajnia dhe nepotizmi janë tipare të pandashme të BDI-së dhe funksionarëve të saj. Korrupsioni dhe hajnia ku thellë janë zhytur funksionarët e BDI-së, përveç se paraqesin krim të rëndë dhe vepra të dënueshme me ligj ato njëkohësisht paraqesin pengesën kryesore për realizimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve. Në shtator të vitit të kaluar Talat Xhaferi u bë Magjistër. Nuk do të kishte asgjë kontestuese në këtë situatë në qoftë se ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi të mos shfrytëzonte paratë e popullit për këtë qëllim. Ai nga buxheti i Ministrisë blen dy tituj me nga 50 kopje me vlerë prej 100.000 denarësh, nga autori Prof. dr. Zoran Nacev, i cili është mentor i Talatit në magjistraturën e tij!”, tha Fazliu.

Sipas tij Xhaferi shfrytëzoi pozitën e tij dhe në kurriz të popullit avancohet profesionalisht.

“Në një situatë të rënduar ekonomike ku mijëra kuadro të mirëfillta shqiptare janë të pa punë dhe nuk kanë asnjë mundësi materiale që profesionalisht të avancohen, Talat Xhaferi në kurriz të tyre dhe të gjithë taksapaguesve shqiptarë i bashkëngjit Tituj emrit të vetë. Ne nuk jemi të shqetësuar se ju keni vjedhur por shqetësimi kryesorë është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura konform ligjit. Presim përgjigje prej BDI-së për shkak se përgjigjen tonë e kemi gati”, theksoi Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button