Partia e Borisovit i fitoi zgjedhjet në Bullgari

Partia e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, “Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë” (GERB) ka fituar 32,5 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tregojnë rezultatet e para nga Komisioni zgjedhor pas 89 për qind të votave të numëruara.

Sipas votave të numëruara deri më tani, GERB e ka besimin e 32,58 përqindëve, që do të thotë se për këtë parti kanë votuar mbi 1,041 milionë votues, me çka do të kishin 96 vende deputetësh.

Partia socialiste bullgare (BSP) ka fituar 26,82 për qind ose 79 deputetë.

Rezultatet përfundimtare priten të enjten.

Liderja e BSP Kornelia Ninova e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren partisë së Borisovit, duke shtuar se partia e saj do të përpiqet të formojë qeveri nëse GERB nuk arrin sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button