Thaçi s’do ndryshime, Sela pret listën e re

Zënkat dhe mosmarrëveshjet në mes Menduh Thaçit dhe Zijadin Selës për Njësinë zgjedhore numër 5, pritet të marrin fund pasi që nesër në Tetovë kryetari Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) do të promovojë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 prill. 

Në një kohë kur kryetari i komunës Strugë dhe dega e këtij qyteti presin që Thaçi ta ndryshojë listën për njësinë zgjedhore në fjalë dhe në bashkëpunim të dorëzojnë listë të re. 

Në këtë Konventë partiake, PDSH do të promovojë kandidatin e saj për president, Iljaz Halimin, kandidatët për deputetë në pesë njësitë zgjedhore, si dhe dy kandidatë që do të garojnë për votat e diasporës. 

Sipas PDSH-së në Tetovë, kryetari i saj Menduh Thaçi pritet të mos ndryshojë asgjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button