Kjo është lista eventuale e kandidatëve për deputetë të BDI nga Haraçina

Në mënyrë demokratike dhe në prani të të gjitha strukturave partiake duke filluar nga Kryesia e Degës, kryetaret e nëndegëve, këshillave vendore dhe forumit rinore, në një procedurë sipas Statutit te BDI-së, gjatë mbrëmjes së djeshme është vendos për kandidaturat e mundshme për deputetë nga dega e Bashkimit Demokratik për Integrim Dega Haraçinë, transmeton Radio Vala.

Fillimisht nga Kryetari i Degës Brahim Ajvazi ka dhënë sqarime lidhur me zgjedhjet Presidenciale dhe ata të parakohshme Parlamentare.

Me pas sipas udhëzimeve nga Shtabi Qendror Zgjedhor është biseduar edhe për pikën tjetër të rendit të ditës, për Propozim të Kandidatëve të mundshëm për Deputet.

Fillimisht Kryetari i Degës sqaroi disa kushte që kërkon Statuti I BDI-së ku përveç tjerash ka theksuar se është me rëndësi që gjate propozimeve te kihet parasysh dhe kualiteti për shkak se Haraçina disponon me kuadro te afta dhe me përvojë për të përfaqësuar në mënyre dinjitoze qytetaret Shqiptare ne Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. 

Janë propozuar këta kandidat të mundshëm të radhitur në bazë të votave të fituara:

– Shefik Duraku

– Nexhat Aliu

– Ibrahim Asani

– Muzafer Bislimi

Dega e BDI-së në Haraçinë unanimisht mbështet qëndrimi se Haraçina meriton te ketë pozitë të favorshme në listën e BDI-se në Zonën zgjedhore numër 2, për shkak se nga viti 2002, Haraçina nuk ka pasur pozicion fitues në të gjitha ciklet zgjedhore parlamentare edhe pse çdo herë ka dale fitues. 

Lajme të ngjashme

Back to top button