Sot shënohet dita botërore e të drejtave të konsumatorit

Çmimi i çdo prodhimi duhet të theksohet në mënyrë të qartë, deklarimi është i obligueshëm, gjatë blerjes së mallrave teknike tregtari duhet të sigurojë udhëzim për përdorim më të lehtë dhe listë garancie në gjuhën amë.

Servisimi mund të kryhet më së shumti tre herë në afatin e paraparë dhe përderisa mungesa nuk tërhiqet, prodhimi mund të ndërrohet me të ri, të ripërtërirë ose blerësit t’i kthehet shuma e paguar, përderisa shitësi premton lojë shpërblyese, afati në të cilin duhet ta japë shpërblimin është tetë ditë nga përfundimi i lojës.

Këto janë vetëm disa nga të drejtat që konsumatorët i kanë dhe duhet t’i dinë.
Sipas kompetentëve, në vitet e fundit politikat për mbrojtjen e konsumatorëve janë përparuar, ndërsa është ngritur edhe vetëdija publike, Këtë e konfirmojnë edhe numri gjithnjë e më i madh i ankesave, si dhe parashtresat e dorëzuara.

Këtë vit, Dita botërore e të drejtave të konsumatorëve – 15 Mars shënohet nën moton “Rezultate të arritura në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve-kodekse të praktikës së mirë”.

Porosia nga Organizata botërore e konsumatorëve është “Përmirësoni të drejtat tona në shërbimet nga telefonia celulare”. Në këtë drejtim është lansuar agjenda e re e konsumatorëve për shërbime korrekte në telefoninë celulare. Agjenda fokusohet në problemet më të shpeshta-servis të sigurt, siguri të të dhënave personale, marrëveshje konkrete dhe llogari të qarta për shfrytëzimin e shërbimit.

Dita botërore filloi të shënohet nga viti 1083 me qëllim që të promovohen të drejtat e konsumatorëve në tërë botën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button