Avioni i zhdukur në Malajzi, zyrtari: U rrëmbye nga një pilot me përvojë

Kur po bëhet një javë nga zhdukja e avionit, vjen edhe një reagim zyrtar. Një zyrtar i qeverisë malajziane ka deklaruar së fundmi se është e sigurt që avioni MH370 i Malajzia Airlines është rrëmbyer.

Agjencia “Kina e re” thotë se në bazë të këtyre deklaratave, një nga rrëmbyesit ishte një person “me përvojë të madhe në pilotim” që i ndryshoi rrugën e avionit në mënyrë të natyrshme dhe ndërpreu komunikimin.

Zyrtari shtoi se bëhet fjalë për një konkluzion përfundimtar, por që ende nuk janë të njohura arsyet e rrëmbimit. I njëjti burim ka shtuar se avioni ka kryer “ndryshime drastike në lartësi dhe drejtim pasi i ka shpëtuar kontrollit të radarëve.”

“Lëvizjet avionit kanë qënë të detyrura, janë bërë qëlimisht”, ka deklaruar së fundmi kryeministri i Malajzisë, Najib Razak duke konfirmuar në mënyrë të tërthortë lajmin për rrëmbimin e avionit.

Aeroplani ka fluturuar për shtatë orë të tjera pas kontaktit të fundit me kullën e kontrollit, tha Najib Razak, duke u bazuar në të dhënat e fundit satelitore, që zbuluan praninë e avionit.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button