Filloi pastrimi i lumit në Reçicë të Madhe

Sot në Tetovë ka filluar të pastrohet shtrati i lumit në fshatin Reçicë e Madhe. Pastrimi i lumit është në kuadër të projektit ekologjik “Pranvera e Gjelbër”, të organizuar nga Komuna e Tetovës.

Ky aksion ka për qëllim parandalimin e vërshimeve në tokat e punueshme dhe fushat përreth, vërshime që tashmë vite me radhë ndodhin në këtë vend, si pasojë e ujërave të mëdha që vijnë në këtë lum gjatë pranverës së hershme.

Punët do të kryhen në afat kohor prej disa ditësh nga NPK “Tetova”.

Lajme të ngjashme

Back to top button